Top News – Prag katastrofe në San Francisco/ 58 kate rrezikojnë seriozisht, merren masa



Një grup inxhinierët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të vënë nën kontroll situatën me një kullë prej 58 katesh, e cila është anuar ndjeshëm dhe rrezikohet seriozisht. Ndërtesa gjigande po anohet me gati 8 cm në vit. Kulla 58-katëshe, 196 metra e lartë, e hapur për banorët në vitin 2009, tani po anon me gati 60 cm në veri dhe në perëndim në Fremont dhe Mission Streets, në zemër të distriktit financiar të San Franciskos, raportoi dega lokale e NBC Neës.
Banorët u informuan se ndërtesa po zhvendoset në mënyrë të pabarabartë dhe më shumë nga sa pritej në 2016. Kulla ndodhet pranë Qendrës Transit Salesforce, një terminal autobusi dhe vendi ku po ndërtohet një stacion i rrjetit hekurudhor të Kalifornisë për trenat e shpejtësisë së lartë. Përpjekjet për të stabilizuar rrokaqiellin e fundosur dhe të anuar duket se i kanë përkeqësuar gjërat.
Verën e vitit të kaluar, ekspertët i ndaluan përpjekjet për forcimin e themeleve, sepse panë që ai mund të rezultonte me rrezik, por tani duket se do të tentojnë sërish me një numër tjetër shtyllash mbështetëse.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#SanFrancisco#Tower#TopChannel